Laura Fazliu ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm, pasi ka arritur që ta fitojë medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Xhudistja kosovare e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë.
Në repesazh, Fazliu ia doli të triumfonte përballë kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard të cilën e mposhti pas tri gabimeve.
Xhudistja jonë në duelin final për medaljen e bronztë u përball me kroaten Katarina Kristo të cilin arriti ta mposhtë në ‘Golden Score’ pas tri gabimeve.