Kryetari i Mitrovcës së Veriut, Erden Atiq anjoftuar se pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në këtë komunë është përmirësuar dukshëm, sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e komunës.
Atiq tha se “nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve”.
Deris theksoi se do të vazhdojnë çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim.
“Pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm, me kërkesën time sot janë larguar grilat që rrethojnë objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut. Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve. Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, thuhet në njoftim./TelegramNews./