Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka thënë se shpreson që nuk do të ketë një bllokadë nga serbët në kufijtë me Kosovën.
Sipas tij, nëse kjo ndodhë do të ndikonte në lëvizjen e lirë të njerëzve.
“Pash njoftimin, shpresoj se nuk do të ketë bllokadë, sepse kjo ndalon lëvizjen e lirë të njerëzve, dhe ka impakt negativ.
Teksa sa i përket hapjes së urës së Ibrit, emisari tha s enjë gjë e tillë do të duhej të bëhej vetëm me koordinim me ndërkombërtarët.
“Kemi diskutuar dhe për çështjen e Urës së Mitrovicës, për hapjen e saj për transport, mendimi i Bashkimit Evropian besoj që tashmë është i ditur, por do ta përsëris, duhet të hapet, po të hapet në koordinim më partnerët e ngushtë të Kosovës. Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme, asnjë palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje. Po punojmë me Kosovën dhe Serbinë që procesi të përshpejtohet. Ajo është pjesë e negociatave të Kosovës me BE-në dhe të Serbisë me BE-në, pra i shtohet i rëndësia”, shtoi ai.