Përfaqësuesin i posaçëm i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka bërë të ditur se është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Pragë të Çekisë.
Lajçak, përmes një postimi në platformën X, ka thënë se me presidentin Vuçiq kanë biseduar për pritjet dhe hapat e ardhshëm në dialog.
“Fola me presidentin Aleksander Vuqiç në lidhje me pritjet dhe hapat e ardhshëm në dialog. Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes dhe nevojën urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizim. Kjo është thelbësore për avancimin drejt integrimit në BE”, ka shkruar Lajçak.