Kuvendi ka njoftuar se është anuluar logoja e përzgjedhur së fundi për Kuvendin e Kosovës pas kritikave për ngjashmëri me një logo të një kompanie planifikuese ekspozitash në Riad të Arabisë Saudite.
Në njotim thuhet se në mbledhjen e kryesisë së mbajtur më 23 shtator është trajtuar kjo çështje dhe është kontatuar se logoja e Kuvendit nuk duhet të ketë ngjashmëri me ndonjë logo tjetër.
“Pas njoftimit që kemi pranuar se ka pasur reagime nga persona të fushës së dizajnit apo mediatike, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 23.09.2024 e ka trajtuar çështjen e logos së Kuvendit dhe ka konstatuar se e njëjta nuk duhet të këtë ngjashmëri me ndonjë logo tjetër, pavarësisht se logoja e përzgjedhur nga Juria profesionale nuk ka qenë identike me logon më të cilën është krahasuar.”
Përfaqësues të Kuvendit janë takuar edhe me operatorin ekonomik fitues dhe është konstatuar se logoja e përzgjedhur ka ngjashmëri me logon e krahasur, “pavarësisht se nuk janë identike”.
Të dy palët janë pajtuar që Kuvendi duhet të ketë logo që nuk ngjashmëri me asnjë logo tjetër.