Pasi u nda dje me skuadrën nga kryeqyteti, Prishtinën, mesfushori luftarak është bërë me klub të ri.
“Gazeta Express” mëson ekskluzivisht se ai është transferuar në Mal të Zi te skuadra shqiptare, KF Otrant Ulqin.
Ky klub rishtazi siguroi plasmanin në Superligën malazeze, teksa ka nisur të përforcohet për sezonin e ri.
Kushtrim Gashi para Prishtinës, kishte luajtur edhe tek Ballkani, Vëllaznimi, Istogu dhe Besa.