Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën e mirëpriti Drejtoren e re të Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko.
Sipas njoftimit, Kurti e uroi Vashchenkon për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të afërt nga ai dhe ministritë e agjencitë e linjës në fushën e rinisë dhe edukimit.
“Në këtë takim u diskutua për programet dhe bashkëpunimet aktuale në edukimin gjithëpërfshirës, edukimin në fëmijërinë e hershme dhe punën praktike në kuadër të programit “Kosovo Generation Unlimited”. Poashtu u veçua rëndësia e përpunimit të dhënave të mbledhura nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave”, thuhet në njoftim.
Ky ishte takimi i parë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe drejtores së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko./TelgramNews.com