Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka qëndruar në fshatrat e Komunës së Dragashit të cilat gjatë ditës së djeshme janë përballur me reshje masive të shiut dhe vërshime.
I pari i Qeverisë në Dragash është parë nën shoqërinë e kryetarit të Komunës, Behxhet Xheladini dhe qytetarëve të shumtë dhe ka parë nga afër dëmtimet e shkaktuara nga vërshimet.