Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti teksa ka ndarë pamje ka shtuar se demonstrimi i njësive të specializuara deri te Njësiti K9 dhe rezultatet sipas tij dëshmojnë se është më e afta.
“Ky demonstrim i njësive të specializuara të policisë sonë, nga mbrojtja e afërt e deri te Njësiti K9, e para tij puna e përditshme dhe rezultatet e larta, dëshmojnë se ajo është më e afta, më e disiplinuara dhe më profesionalja jo vetëm në rajon. Urime e gëzuar 25-vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës!”, Ka shkruar Kurti. /TelegramNews/