Sulmi i Kurtit ndaj vëllezërve Devolli, Pacolli: Ata punësojnë mbi 5 mijë njerëz, të ndalet gjuha e urrejtjes si mjet për t’iu ikur dështimeve

Kreu i AKR-së dhe biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj fjalimit të kryeminsitrit të Kosovës, Albin Kurti, të mbajtur në Pejë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, ku Kurti ka përmendur me emra dy biznesmenët, Blerim dhe Shkelqim Devolli.

Pacolli ka thënë se fjalimi i Kurtit ka synuar të godasë dinjitetin dhe punën e vyer të familjes Devolli dhe sipas kreut të AKR-së, Kurti ka përdorur gjuhë të papërshtatshme, të shoqëruar me akuza kundër bizneseve e familjeve shqiptare.

Tutje ish-presidenti i Kosovës ka thënë se duke qenë se është biznesmen edhe vetë, kërkon nga kryeministri Kurti dhe të gjithë përfaqësuesit e qeverisë që të ndalin gjuhën e urrejtjes si mjet politik për të larguar vëmendjen nga dështimet reale.

Reagimi i plotë:

Reagim Publik ndaj Deklaratave të Kryeministrit Kurti në Pejë

Në një fjalim që synonte të godiste dinjitetin dhe punën e vyer të familjes Devolli, Kryeministri Kurti përdori një gjuhë të papërshtatshme, duke e shoqëruar ironinë me kritika dhe akuza të pabaza kundër bizneseve të djemve të kësaj familjeje. “Lavdërimi” ironik i babait të tyre, i shoqëruar me akuza të rënda ndaj punës dhe përkushtimit të djemve të tij, të cilët punësojnë mbi 5,000 njerëz, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje për të manipuluar publikun dhe për të njollosur figura që ndër vite kanë kontribuar në ekonominë dhe zhvillimin e Kosovës.

Është e lehtë të sulmosh ata që ndërtojnë diçka të qëndrueshme për vendin, por është shumë më e vështirë të kontribuosh realisht në zhvillimin ekonomik dhe social, siç kanë bërë këta djemë. Akuzat për bashkëpunim me Serbinë janë jo vetëm të pabaza, por edhe të dëmshme për krijimin e një klime të shëndetshme ekonomike dhe politike në vend.

Çdo biznes serioz operon në përputhje me rregullat dhe kërkesat e tregut, DUKE I’U ADAPTUAR KUSHTEVE DHE KOHES dhe duke u përballuar me sfida të shumta për të mbijetuar vetëm e vetëm pët t’ia dalur dhe për të krijuar vende pune për qytetarët tanë.

Si një njeri i punës, e shoh si të padrejtë një sulm të tillë si ky i bërë në Pejë nga Kryeministri ynë, dhe shpirtërisht e kam të pamundur të pranoj një qasje të tillë. Prandaj, në emër të të gjithë veprimtarëve ekonomikë, kërkoj nga Kryeministri dhe përfaqësuesit e qeverisë të ndalin përdorimin e gjuhës së urrejtjes si një mjet politik për të larguar vëmendjen nga dështimet reale. Të përqendrohen në krijimin e një klime të qëndrueshme dhe mbështetëse ku bizneset e Kosovës të mund të zhvillohen pa frikë nga presionet politike dhe akuzat e pabaza.

Nëse qeveria nuk është në gjendje të mbështesë bizneset e suksesshme, të paktën të mos i dëmtojë me insinuata dhe shpifje të pavërteta.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews