Kurti i thotë Al Jazeera-s se e ka pranuar Asociacionin “si pako”

Al Jazeera, medium i njohur globalisht, ka publikuar një dokumentar me dy pjesë, ku flitet për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Në të dy pjesët, njëri nga folësit është edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Në këtë intervistë, Kurti është pyetur për Asociacionin, serbët dhe marrëdhëniet e qeverisë qendore me serbët lokalë.

Në këtë intervistë, Kurti ka thënë se nuk është “kryeministër vetëm i shqiptarëve”. Madje, Kurti ka dhënë një statistikë interesante.

Sipas Kurti, 62 për qind më shumë buxhet është ndarë nga niveli qendror për komunat me shumicë serbe.

“Ne kemi 93 për qind të popullatës shqiptarë, por unë nuk jam kryeministër vetëm i shqiptarëve. Ne kemi katër për qind serbë dhe ne kemi 3 për qind minoritete të tjera. Ata kanë ulse të rezervuara në parlamentin tonë. Parlamenti ynë i ka 120 ulëse, 10 janë të rezervuara për minoritetin serb dhe 10 janë të rezervuara për minoritetet e tjera. Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në të gjithë Kosovën, në secilin nivel të administratës dhe nga 38 komuna, dhjetë nga to janë me shumicë serbe. Ne kemi ndarë 62 për qind më shumë buxhet nga niveli qendror te komunat me shumicë serbe. Ne e kemi këtë diskriminimin pozitiv, të themi kështu, veprim afirmativ për serbët në Kosovë në mënyrë që t’i integrojmë ata dhe ne duhet të konkurrojmë në këtë aspekt me dhunën e Serbisë” – tha kryeministri Kurti, transmeton Nacionale.

“Një pyetje direkte. Asociacioni, po apo jo?” – e pyet gazetari i njohur kosovar, Eki Rrahmani, që punon si producent në Al Jazeera.

Sigurisht, Kurti nuk u përgjigj me vetëm po ose jo. Megjithatë, Kurti e pranoi se e ka pranuar themelimin e Asociacionit, por vetëm “si paketë”.

“Natyrisht, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është diçka që e kam trashëguar nga paraardhësit e mi. Sidoqoftë, kjo është pjesë e Marrëveshjes Bazike tani. Neni 7 thotë se “Komuniteti serb duhet të ketë vetëmenaxhim”. Në anën tjetër, neni 10 thotë se “të gjitha marrëveshjet paraprake të nënshkruara duhet të zbatohen”. Pra, unë nuk po e mohoj atë, sidoqoftë vetëm si pjesë e një pakoje të normalizimit të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës me njohje reciproke. Nuk mund të zgjedhni nga 39 marrëveshjet paraprake, një që është e preferuara juaj, thuajse sikur të ishte një byfe suedeze, ku e zgjedhni ushqimin tuaj të preferuar, as ta vendosni para Marrëveshjes Bazike. Si paketë, unë thashë po” – tha ai.

Sjellim ndër mend se kryenegociatori Besnik Bislimi, që është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës, ka udhëtuar për në Bruskel, ku pritet të mbahet raundi i ri i dialogut të kryenegociatorëve. Lajmin e bëri të ditur mbrëmë vonë Qeveria e Kosovës, ndërsa në Bruksel po qëndron edhe Petar Pekoviq, kryenegociator i Serbisë.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit. Atje, ditën e nesërme, ai do të marrë pjesë në takimet e radhës të parapara në kuadër të procesit të dialogut” – thuhej në komunikatë.

Kosovo: The Making of a State | Part 2 | People & Power Documentary (youtube.com)

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews