Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, kanë vizituar shkollën e re filore “Ali Hadri” në Podujevë.
Përmes një njoftimi në Facebook, Kurti i ka falënderuar nxënësit për mikrpritjen.
Tutje, Kurti i ka kërkuar falje për gabimin që ka bërë në zgjidhjen e një ekuacioni në mënyrën e gabuar.
Njoftimi i plotë nga Kurti:
Kërkimfalje nxënësve të klasës 7/1 të shkollës fillore “Ali Hadri”
Të dashur nxënës,
Ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore. Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0.