“Për më të dashurit tanë, për të moshuarit që presin ndihmën tonë, do të ndërtojmë edhe pesë shtëpi të tjera me shërbime kujdesi për ta”, ishin fjalët e kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021.
Megjithatë, asnjë shtëpi për të moshuarit nuk është ndërtuar deri më tani, njofton klankosova.
E kështu duke e shtuar edhe një mos realizim të premtimeve në mesin e premtimeve të parealizuara të kryeministrit Kurti.
Po ashtu rritja e pensioneve për të moshuarit ka qenë tejet e vogël në Qeverinë Kurti, duke ua bërë jetesën edhe më të vështirë.
Duke e parë se tashmë është fushatë zgjedhore, mbetet të shihet nëse Kurti do ta ripremtoj ndërtimin e shtëpive për të moshuarit, ashtu siç i ripremtoi autostradat në Gjilan e Podujevë.