Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri dhe municion pas një kontrolli në një shtëpi në fshatin Breznicë të Obiliqit.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se ndaj personit të dyshuar është hapur rast për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”.
“Sot rreth orës 10:00, Njësitet e Stacionit Policor të Obiliqit, me autorizim të Prokurorit të Shtetit, në fshatin Breznicë të Obiliqit, kanë ushtruar kontroll në një shtëpi, (pronë e të dyshuarit që kishte ekspozuar armët në rrjete sociale), ku kanë gjetur dhe sekuestruar: -dy armë zjarri dhe municion. Ndaj personit të dyshuar, janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprën: – Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve”, thuhet në njoftim.