Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar të heshtë për letrën e Ministres së Jashtme Donika Gërvalla, dërguar në KiE, pa koordinim me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Heshtjen e Kryeministrit Kurti është munduar ta mbulojë kryekuvendari Glauk Konjufca, duke e cilësuar si pamundësi koordinimi për shkak të distancës gjeografike dhe si një rast të ndodhur pa ndonjë qëllim të keq.
Letra e dërguar një ditë para mbajtjes së mbledhjes së KiE-së më 17 maj nga Gërvalla, është bërë mollë sherri rreth përçarjes së institucioneve të larta shtetërore pasi ekzekutivi ka anashkaluar rolin e presidentes, në një moment kyç për vendin./GazetaPuls/