Kryeministri Albin Kurti, e ka vlerësuar si të dobishme platformën e-Kosova, e cila u prezantua tre vjet më parë, gjatë pandemisë Covid-19.
“I prezantuar vetëm tre vjet më parë gjatë pandemisë Covid-19 për të lehtësuar procesin e vaksinimit, platforma e-Kosova tani ofron mbi 175 shërbime online”, tha ai.
Derisa ka parlajmëruar se shumë shpejt do të shtohen edhe shërbime të tjera.
“Mbi 916 mijë përdorues të regjistruar, nga të cilët 50.7% janë gra, kanë akses në shërbimet shëndetësore dhe familjare dhe mund të përdorin platformën për të aplikuar për grante dhe ndihma, si dhe për të paguar taksat dhe shërbimet komunale, me shumë shërbime të tjera që do të prezantohen së shpejti. e-Kosova është shembulli më i mirë i faktit se ka mundësi edhe në situata të vështira dhe është dëshmi e vizionit të Qeverisë sonë për t’i kthyer situatat e tilla në ndryshime pozitive”, shtoi Kurti
Introduced just three years ago during the Covid-19 pandemic to facilitate the vaccination process, @eKosovaplatform now provides 175+ online services. Over 916k registered users, out of which 50.7% are women, have access to health and family related services, and can use the… pic.twitter.com/rMvlttG33j
— Albin Kurti (@albinkurti) June 29, 2024