Kurti akuzon Serbinë për lëvizje të ushtrisë afër kufirit me Kosovën, vjen reagimi nga Beogradi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti akuzoi Serbinë të shtunën në mbrëmje për afrim të trupave ushtarake rreth 50 metra afër vijës kufitare në komunën e Kamenicës, në lindje të Kosovës, ndërsa Beogradi tha të dielën se trupat vepruan brenda zonës tokësore të sigurisë dhe në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri Kurti publikoi disa fotografi të forcave serbe duke e cilësuar provokim lëvizjen e trupave afër kufirit.

“Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve. Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre”, shkroi kryeministri Kurti, duke nënvizuar se qeveria e Kosovës “ka bërë investime të paprecedenta në ngritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të strukturave të inteligjencës, sigurisë dhe mbrojtjes, të cilat janë të gatshme për të parandaluar çdo kërcënim ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë”.

Të dielën ministria serbe e Mbrojtjes tha se pohimet e kryeministrit Kurti janë “vazhdimësi e fushatës dezinformuese kundër Forcave të Armatosura të Serbisë dhe forcave të sigurisë” së Serbisë.

Sipas kësaj ministrie “postimi në rrjetet sociale tregon se pjesëtarët e Forcave të Armatosura të Serbisë në Zonën e Sigurisë Tokësore kryejnë detyra të rregullta dhe kontrollin e zonës së sigurisë tokësore, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara”.

Ministria serbe tha se trupat e saj “kanë penguar veprimtaritë e paligjshme të prerjes dhe bartjes së lëndëve drunore në territorin e Kosovës, me ç ‘rast hajdutët e drunjve kanë ikur në Kosovë”.

Vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është rreth 350 kilometra e gjatë dhe patrullohet nga forcat paqeruajtëse të NATO-s dhe në afërsi edhe nga forcat e policisë së Kosovës.

Vitin e kaluar NATO-ja shtoi praninë e trupave pas tensioneve që kulmuan me 24 shtator kur një grup serbësh të armatosur sulmoi policinë e Kosovës duke vrarë një oficer policie.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë trysni të dyja palëve që të zbatojnë marrëveshjen të cilën kryeministri Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe Kurti e arritën në shkurt dhe mars të vitit të kaluar. Marrëveshja përfshin detyrimin e Kosovës për të themeluar një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe dhe detyrimin e Serbisë të njohë de fakto pavarësinë e Kosovës, të cilën Beogradi ende vazhdon ta kundërshtojë./VOA

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews