Kuba ka kërkuar të bashkohet me grupin BRICS, tha diplomati kuban Carlos Miguel Pereira.
“Kuba ka kërkuar zyrtarisht përfshirjen në BRICS përmes një letre drejtuar presidentit rus Vladimir Putin”, shkroi Pereira në X. Ai shtoi se BRICS po konsolidohet si një lojtar kryesor në gjeopolitikën globale dhe po ofron shpresë për vendet nga jugu, transmeton Telegram News.
Grupi i themeluar në vitin 2009
Deklaratat e Pereira vijnë dy javë para një takimi të anëtarëve të BRICS në samitin vjetor të bllokut të planifikuar për 22 dhe 24 tetor në qytetin rus të Kazan.
Kjo kërkesë e vendit të Karaibeve për t’u bashkuar me bllokun erdhi menjëherë pasi Azerbajxhani konfirmoi se po avokonte edhe për anëtarësim.
Për anëtarësimin në BRICS duhet një ftesë, dhe shumë vendeve u është dhënë mundësia që të bashkohen me të në fillim të këtij viti, përfshirë Egjiptin, Etiopinë, Iranin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Argjentina mori një ftesë, por tha që nuk do të bashkohej.
BRICS u themelua në vitin 2009 për të inkurajuar lidhje më të ngushta midis Rusisë, Kinës, Indisë dhe Brazilit, dhe tani përbëhet nga nëntë anëtarë. Po bëhet një rival gjeopolitik dhe ekonomik për bllokun perëndimor të vendeve të G7. /TelegramNews/