Kryenegociatorët Bislimi-Petkoviq, përfundojnë takimin me akuza të ndërsjella

Pa asnjë rezultat në terren, ka përfunduar të martën takimi trepalësh në Bruksel në nivel kryenegociatorësh Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndërmjetësuar nga emisari Miroslav Lajçak.

Takimi ka filluar me vonesë pasi pala serbe ka stërzgjatur kohën e takimit me emisarin Lajçak.

Zëdhënësi i BE-së kishte paralajmëruar zbatim urgjent të marrveshjeve të arritura për një rrugë normalizimi Kosovë-Serbi të arritura gjatë vitit 2023.

Pas takimit emisari Lajçak, vetëm ka mundur të thotë se në takim është diskutuar “një gamë temash”.

Dështimi i takimit ishte i pritshëm për faktin se pala serbe ka insistuar vetëm për formimin e asociacionit duke u thirrur për një vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës, ndërsa pala kosovare ka insistuar pranimin e marrveshjeve në pako nga ajo që ishte pranuar në Bruksel dhe Ohër.

Pas takimit Bislimi ka thënë “pala serbe ishte e interesuar vetëm për zbatimin e një pjese të Marrëveshjes Bazë, themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pika e vetme e agjendës në të cilën ne duhej të shënonin progres ishte finalizimit i planit të sekuencimit, por pala serbe u pa nga fillimi se duan të zbatojnë vetëm pjesë të Marrëveshjes Bazë, që janë në harmoni me vijat e tyre të kuqe. Petkoviq nuk ishte i interesuar as të bisedojë për planin e sekuencimit”, theksoi kryenegociatori i Kosovës Bislimi për media pas takimit.

Është prononcuar pas takimit edhe kryenegociatori i Serbisë Petkoviq duke e cilësuar takimin si shumë të vështirë.

Petkoviq insistoi në formimin e asociacionit duke i kërkuar Kosovës të ofrojë për serbët një nivel vetëmenaxhimi, ndërsa Serbisë të mos e pengoj anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryenegociatori pasi ka sqaruar se janë mbajtur disa raunde bisedimesh gjatë muajit maj me palën kosovare pa ndonjë marrveshje, si ai për dinarin serb, ka thënë pas takimit se Kosova nuk është e gatshme për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Petkoviq nuk ka lënë pa akuzuar edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti duke shtuar se “politikat e kryeministrit Albin Kurtit synojnë dëbimin e serbëve”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews