Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, për një takim ku u diskutuan marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi në projektet zhvillimore ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.
Në këtë takim u trajtuan gjithashtu zhvillimet dhe temat aktuale në vend.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhe falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e ngushtë dhe diskutimet e sotme.