“…Ne e kemi synuar, por nuk ka qenë në objektiva të shkruara tonat. Kemi shpresuar që me këtë votë të fuqishme të Asamblesë Parlamentare edhe skeptikët nga radhët e ministrave do të mundin të kapërcenin skepticizmin e tyre, por që nuk doli ashtu”.ka thënë Gërvalla.
Ministrja e punëve të jashtme të Kosovës Donika Gërvalla ka mohuar pretendimet për anëtarësim të Kosovës këtë vit në KiE.
Ajo e ka quajtur sukses votimin me 82% të votave në Asamblenë Parlamentare më 17 maj .
“ anëtarësimi në Këshill të Evropës gjatë këtij viti ka qenë synim, por jo objektiv real”,thotë ajo.
Ajo ka mohuar se ka qenë dështim mosantarësimi i Kosovës në KiE më 17 maj.
Në një intervistë më të gjatë për KosovaPress, ajo ka folur edhe për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga asnjë shtet në mandatin qeverisës të Qeverisë Kurti dhe lidhur me këtë ka thënë:
“Tema e njohjeve është temë e rëndësishme, ku punojmë çdo ditë. Ka sinjale të reja në shumë drejtime, por faza kur njohjet e reja kanë qenë elementi kyç për forcimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare ka kaluar. Pra, çdo njohje është shumë e mirëseardhur, por nuk është kjo ajo njësia matëse në të cilën Kosova e forcon shtetësinë e saj”, thekson Gërvalla.