Krye parlamentari më nuk flet kundër, por si duhet  bërë “Zajednica”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka qortuar BE-së për mos transparencë rreth asociacionit duke i ngatërruar gjërat se kush duhet themeluar asociacionin dhe vonesat në dërgimin e tij në kushtetuese.

Duke i përfolur  gjërat  nga prizmi i grabitjes së kompetencave për asociacionin nga BE, Konjufca  thotë se BE mundet vetëm të thotë se “jeni vonuar   në dërgimin e asociacionit, por jo ta grabit të drejtën e Kosovës për ta bërë asociacionin”.

“Nuk mundet në vend të Kosovës ta marrë kompetencë Bashkimi Evropian. Kjo i bie që BE e grabit një kompetencë të Kosovës. Sipas marrëveshjeve të deritashme Kosova ka këtë drejtë për të paraqitur asociacionin. BE mundet të na thotë jeni vonuar dhe ne mund të themi se a ka pasur afat kohor te caktuar. Ndoshta ne mund të pranojmë kritikën e vonesën, por nuk do të thotë t’ia marrim kompetencën”, ka thënë Konjufca për /EO

Konjufca e sheh diskriminuese qasjen e BE-së për detyrim të dërgimit  të asociacionit në Gjykatën Kushtetuese.

“Jam i gatshëm ta lë karrigen dhe të dalë në rrugë për ta ndalur krijimin e Asociacionit mono-etnik dhe me kompetenca ekzekutive.

Unë nëse nuk jam në këtë karrige, jam në rrugë për me ndalë këtë punë”, ka thënë Glauk Konjufca

Transformimi i Konjufcës “nga kurrë” në asociacionin që “duhet ta bëjë  Kosova”.

Kryetari Konjufca më 2023,  për  Zërin e Amerikës  thoshte se kërkesa perëndimore për ngritjen e asociacionit nuk do të plotësohet, nëse nuk bën trysni bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë për hapat drejt njohjes së Kosovës. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Konjufca tha se nëse presioni vazhdon vetëm mbi Kosovën dhe Perëndimi nuk e bind dot Serbinë të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, ai nuk beson se këto përpjekje do të prodhojnë rezultate së paku në periudhën afat-mesme të proceseve politike në Kosovë.

Kryetari Konjufca pra siç shihet , e degradon qëndrimin e vet nga premtimet se kurrë nuk do ta bëjë LVV asociacionin , duke dalë te një qëndrim tjetër ku kërkon që Serbia të detyrohet ta pranojë aneksin e Ohrit.

 Nëse koncepti i vetëmenaxhimit nuk ndërtohet në një marrëveshje siç ishte ajo e Ohrit, që të jetë me njohjen e Kosovës, atëherë Kosova nuk ka kurrfarë obligimi që të bëjë hapa në drejtim të asociacionit.

Sot, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i ka quajtur joserioze deklaratat e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, në lidhje me Bashkimin Evropian dhe draft-statutin e Asociacionit.

Ai tha se Konjufca por edhe Kurti para 1 viti e kanë pranuar draftin e Asociacionin të BE-së, ndërsa tash po e kritikojnë të njëjtin.

Krahas kësaj, Tahiri adresoi kritika ndaj shumicës parlamentare, të cilët sipas tij, kanë humbur shumicën parlamentar./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews