Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë procesin zgjedhor dhe dinamikën e fushatës pozitive që PDK po zhvillon gjithandej.
Sipas njoftimit në Facebook, gjatë takimit, Krasniqi e ka informuar ambasadorin Rohde për angazhimin dhe mobilizimin e PDK-së në të gjitha komunat e vendit, si dhe për mbështetjen e madhe qytetare që po marrin gjatë fushatës.
Ai ka ritheksuar zotimin e PDK-së për një garë fer, demokratike dhe transparente, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme si shtyllë kyçe e proceseve demokratike në vend.
Krasniqi ritheksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit për të adresuar sfidat dhe mundësitë që e presin vendin në periudhën në vijim