Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë sot një dedikim për Nënë Terezën, në përvjetorin e ndarjes së saj nga jeta.
Ai përkujtoi rolin e saj të madh humanitar duke vlerësuar lartë veprat që ajo la pas si frymëzim për të gjithë popujt.
“Shën Tereza ishte dritë shprese për të dobëtit dhe shembull i përulësisë, humanizmit e vetëmohimit. Prandaj, çdo shqiptar sot e përherë krenohet me të!”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë: