Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka njoftuar se nëndegët e kësaj partie në Itali kanë përmbyllur procesin zgjedhor atje.
Ajo tha se është një mobilizim i jashtëzakonshëm i mërgatës për fitoren e madhe të LDK-së, derisa shpërndau në Facebook edhe disa fotografi nga këto takime.
“Festë në nëndegët tona në Itali Përmbyllëm zgjedhjet në Treviso, Bassano, Reggioemilia dhe Montebelluno. Mobilizim i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë për fitoren e madhe të LDK-së. Strukturave të reja dhe kryetarëvë të rinj ju priftë e mbara! Zoti e bekoftë mërgatën tonë! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës!”, tha Krasniqi./TelegramNews./