Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në deklarimin për media pas takimit me presidenten Osmani ka thënë se për partinë e tij data më e përshtatshme do të ishte 26 Janari.
Kjo pasi sipas Krasniqit, datat e përmendura për muajin shkurt nuk janë të duhura pasi sipas tij,do të interferonte edhe me datën e Pavarësisë së Kosovës.
“Konsiderojmë që data më e përshtatshme do të ishte 26 janari. Datat e shkurtit nuk besoj që janë të duhura, pasi janë datat e muajit kur e festojmë Ditën e Pavarësisë dhe çfarëdo datë do të interferonte edhe në atë pjesë”, tha Krasniqi.
Derisa shtoi se Kosovës tashmë i duhet sa më shpejtë një Qeveri e re, përcjell TelegramNews.
Osmani thotë se ende nuk dihet data e zgjedhjeve, do të ketë konsultime