KQZ: Fillon periudha e aplikimit për certifikim të subjekteve politike

Duke filluar nga dita e sotme, 1 shtator 2024, të gjitha subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) që duan të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën e tyre për certifikim dhe listën e kandidatëve për deputetë.

“Duke filluar nga 1 shtatori fillon periudha për aplikim të subjekteve politike që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për rtk.

Gjithashtu, ai ka treguar se gjatë kësaj kohe subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listën e tyre me kandidatët për deputetë.

“Gjatë kësaj kohe, pra 1 shtator – 11 dhjetor 2024, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve edhe listën e tyre me kandidatët për deputetë”, shtoi Elezi.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews