AIP kërkoi të mos përdoret ngjyra matrikuluese, KQZ: Do ta shqyrtojmë me kujdes

Vetëm dy ditë pasi Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i rekomandoi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të mos përdorë ngjyrën matrikuluese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nga ky institucion kanë thënë se kanë pranuar shkresën e kësaj agjencie.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ky institucion do ta shqyrtojë me kujdes këshillën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP).

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka pranuar këshillën e hartuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi dhe do ta shqyrtojë me shumë kujdes atë. Sigurisht se KQZ do të njoftojë qytetarët me qëndrimin që do të mbajë”, ka thënë Elezi.

Agjencia për Informim dhe Privatësi ka kundërshtuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka miratuar Rregullën Zgjedhore Nr. 12/2024 Votimi, Numërimi në Vendvotim dhe Menaxhimi i Vendvotimit, përmes së cilës ka përcaktuar që qytetarët gjatë procesit të votimit të shënjohen me ngjyrë matrikuluese (të dukshme), me marker, “në gishtin e madh të dorës së majtë”.

Në shkresën që ia ka dërguar KQZ-së, AIP ka përmendur raste kur kjo çështje është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese të vendeve tjera, sipas të cilave shënimi i votuesve me ngjyrë të dukshme, cenon të drejtat kushtetuese të lidhura me fshehtësinë e votës dhe lirinë e zgjedhjes.

“Referuar analizave dhe hulumtimeve për çështjen e njëjtë, në rajonin e Ballkanit përdorimi i ngjyrës së dukshme për shënimin e votuesve është trajtuar nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila ka konstatuar se shënimi i votuesve me ngjyrë të dukshme, i përcaktuar në Kodin Zgjedhor, cenon të drejtat kushtetuese të lidhura me fshehtësinë e votës dhe lirinë e zgjedhjes. Gjyqtarët argumentuan se kjo praktikë përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në të drejtën e individit për privatësi dhe liri të votimit, duke krijuar presion social dhe politik mbi votuesit”, thuhet në këshillën e AIP. /EO

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews