​KQZ bëhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asocacionit të Trupave Zgjedhore Botërore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të këtij asociacioni që po mbahet mbahet në Bogota të Kolumbisë.

“Ky është një sukses i madh ndërkombëtar dhe një hap i rëndësishëm për fuqizimin e rolit të Kosovës në arenën globale të administrimit të zgjedhjeve dhe zhvillimin e standardeve demokratike”, thuhet në njoftimin për media.

Në këtë Asamble, KQZ u përfaqësua nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani.

“Prezenca dhe përkushtimi i përfaqësuesve tanë kanë pasur një rol vendimtar në zgjedhjen e Kosovës në Komitetin Ekzekutiv, duke theksuar angazhimin për organizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike. Një tjetër arritje e rëndësishme gjatë kësaj Asambleje ishte edhe zgjedhja e KQZ-së së Shqipërisë si anëtare e Komitetit Ekzekutiv të A-WEB. Kjo përbën një sukses të përbashkët për përpjekjet e të dyja vendeve për të promovuar demokracinë dhe për të kontribuar në proceset zgjedhore ndërkombëtare”, thuhet tutje në komunikatë.

Kosova sipas KQZ-së tani ka mundësinë të luajë një rol më të madh në formësimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore në nivel global, duke ndarë përvojat dhe duke përfituar nga bashkëpunimi me organizmat më të rëndësishëm zgjedhorë në botë.

KQZ e Kosovës sipas njoftimit është anëtare me të drejta të plota i A-WEB-it.

Poashtu thuhet se tashmë ka ndërtuar partneritet dhe përvojë të mjaftueshme për të qenë pjesë e organit vendimarrës, në vendosjen e politikave të A-WEB.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews