Kosova nuk posedon shifër të saktë punësimi

Punësimi në Kosovë, është në rënje të vazhdueshme. Shifrat megjithatë janë të ndryshme në relacionet pozitë, opozitë.

Dy indikatorë ekonomik e reflektojnë këtë gjendje:

Një se Kosova ka mbi 200 mijë banorë më pak se 10 vjet më parë dhe se shtesa e punës ka ikur jashtë vendit qysh me datën 1 janar kur u hoqën vizat.

Popullsia e Kosovës është në plakje e sipër për rreth 5% në çdo dekadë, edhe pse ende ruan epërsinë në raport me moshën qytetare në Evropë që e mban kuotën në rreth 50%.

Qeveria shpesh ka rritur shifrat e të punësuarve duke e marrë për vete si meritë punësimin në sektorin privat.

Statistikat flasin se 700 mijë banorë të Kosovës që kanë aftësi dhe moshë pune, nuk janë në punë.

Shqetësimi qëndron në faktin se kjo shifër as nuk punon , as nuk kërkon punë. Është popullsi pasive e cila jeton në mënyra të ndryshme asistimi social apo mënyra tjera ekzistenciale.

Shifra e tillë pasive, përfshin edhe 100 mijë të rinj të cilët , nuk janë në shkollë, në kurse as në trajnime.

Shifra e të rinjve pasivë, është për hulumtime sociologjike se si arrijnë ata të jetojnë dhe cili është aktiviteti i tyre ditor .

Përkundër kësaj, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mburret vazhdimisht  me numrin e llogarive aktive me mbi 400 mijë në Trust për vitin 2023.

Qeveria ka manipuluar me shifrat duke konfirmuar herë 400 mijë e herë 442 mijë.

Ata kanë dalur aq shpesh me shifra të shpërputhshme duke manovruar  me mbi 400 mijë zakonisht.

Haki Shatri  ish  ministër i financave  ka demantuar  opozitën për manipulim me  shifrat e punësimit  dhe këtë e ka konfirmuar në vazhdimësi edhe PDK përmes deputetit dhe  eksperit Ferat Shala të cilët Kosovën nuk e shohin Kosovën  me më shumë se 370 mijë të punësuar.

Opozita dyshon se qeveria e ka rritur numrin e të punësuarve gjatë procesit të situatave subvencionuese dhe sipas kësaj qytetarët janë obliguar të regjistrohen për t’u subvencionuar.

“Ministrisë së Financave në këtë relacion, nuk duhet besuar sepse ka luajtur, dhe po vazhdon të luajë me shifra dhe numra në kontinuitet. Të gjitha jo reale, jo parimore dhe shihni tash së fundi po luan edhe me pagat e punëtorëve që vet i ka angazhuar me kontratë në çështjen e regjistrimit të popullatës”, ka thënë Shala.

Në të gjithë konstalacionin statistikor qeveritar dhe opozitar dhe të agjencioneve statistikore të punësimit, ende nuk ekziston një shifër  e besueshme për të punësuarit në Kosovë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews