Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla nga Rumania dhe Greqia për shkak të shpërthimit të Mortajës së ruminantëve të vegjël.
Ky vendim është marrë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, që është e dëmshme për kafshët por nuk përhapet te njerëzit.
“Masat parandaluese për të penguar përhapjen e sëmundjes janë të vendosura nga autoritete kompetente të këtyre dy shteteve. Ata nuk lëshojnë dokumente apo certifikata mbi gjendjen shëndetësore për kafshët e fermave nga zonat e prekura. Ne si autoritet vendimin e kemi nxjerrë duke u bazuar në praktikat ndërkombëtare të tregtimit të kafshëve të gjalla mes vendeve“, thuhet në njoftimin e AUV-së.