71 kavanozë me mjaltë janë gjetur dhe konfiskuar në një veturë me targa të huaja në Zubin Potok.
Në raportin e Policisë bëhet e ditur se i dyshuari kosovar që po e drejtonte veturën kishte kaluar kufirin ilegalisht.
“Gjatë patrullimit njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin. Gjatë kontrollit është vërejtur se në veturë kishte 71 kavanozë me mjaltë. Me urdhër te prokurorit vetura dhe malli dërgohen në terminalin doganor”, thuhet në raport. /TelegramNews/