Konferenca e VV-së, Bajrami: Nuk u tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Deharit

 Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deklarateve të sotme të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët në konferencë për media thanë se  në rastin e Astrit Deharit është e involvuar AKI-ja, Policija e Kosovës dhe Prokurorija ndërsa urdhëri sipas tyre ka ardhur direkt nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Bajrami në Facebook i cilësoi të turpshme këto deklarime derisa tha se Vetëvendosje nuk tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, që është nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë, shkruan TelegramNews.

“Ndjej dhimbje në shpirt për Astrit e Arbnor Deharin. Për prindërit e tyre, për gjithë familjen e tyre. Drejtësia duhet të shkojë deri në fund. E turpshme dhe kriminale që sot Sami Kurteshi në emër të LVV-së nuk e përmendi faktin se në kohën kur këta vetë po qeverisin kanë ndodhur edhe ngjarje tjera lidhur me këtë rast. Në koferencën që sapo përfundoj Vetëvendosje nuk tha asnjë fjalë për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore që është nën menaxhimin e Ministrisë së Drejtësisë. Asnjë fjalë për djegien e Institutit të Mjekësisë Ligjore”, tha Bajrami.

Ndryshe, reagime pati edhe nga Partia Demokratike e Kosovës ku tha se deklarata të tilla në këtë kohë janë të papranueshme dhe të turpshme.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews