“Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), kërkon urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve (MFPT),të lëshojë Qarkoren e dytë buxhetore për komunat e Republikës së Kosovës”, ka thënë Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës Sazan Ibrahimi.
Lëshimi i Qarkores së Dytë Buxhetore të Komunave, hap rrugë për planifikim final të buxhetit për vitin 2025.
Komunat e Kosovës kanë dy nivele realizimi buxhetor, njëri nga inkasimi i brendshëm si buxhet vetanak dhe buxheti i Qeverisë.
Secila vonesë e transferimit të mjeteve buxhetore nga Qeveria te komunat, bëhet pengesë për pagesa të planifikuara me çka pamundësohet planifikimi i buxhetit për vitin e radhës, diçka që ka ndodhur vitin e kaluar kur pagesa e dytë nga Qeveria te komunat, ka pasur vonesa të theksuara dhe ka penguar realizimin e programit buxhetor nga komunat.
AKK shpreh brengosjen se nëse ndodh vonesa e Qarkres së Dytë, komunat do ta vonojnë debatin me qytetarë dhe kjo mund të shkaktojë vonesë në planifikim kualitativ të buxhetit duke shmangur përmbushjen e nevojave të qytetarëve.
“Gjithashtu mos dorëzimi i buxhetit më një shtator, komunave u kushton me humbje të pikëve të përformancës, që do të thotë penalizim i komunave nga Granti i Performancës”, ka sqaruar Ibrahimi për të shtuar se kjo dukuri nuk është duke ndodhur për herë të parë.
Pa aftësia e MFPT-së për të dërguar me kohë qarkoren apo shpërndarjen e mjeteve rrezikon komunat të mos kenë mundësi teknike ta dorëzojnë buxhetin me kohë e koha e dorëzimit të mjeteve nga Qeveria është me një shtator.
Të dhënat e raporteve ndër komunale tregojnë se pa Qarkoren e Dytë Buxhetore, komunat nuk dinë kufijtë final dhe përfundimtar buxhetor si organizata buxhetore dhe kjo pamundëson direkt planifikimin e ardhshëm.
“Nëse ndodh që MFTP të vonohet edhe më tutje, bordi i AKK-së thotë se gjithë përgjegjësia duhet të bie mbi ministrin Murati që deri më tani është treguar neglizhent në raport me komunat, prandaj Bordi i AKK-së kërkon edhe një herë nga Ministria e Financave që sa më shpejt të bëjë bartjen financiare të komunave nga rritja e të hyrave vetjake nga viti 2023, mjete ende të bllokuara nga MFTP dhe ia rikujtojmë Ministrit Murati se këto mjete janë të komunave dhe duket shumë absurde që mjetet e komunave të bllokohen ga niveli qendror”, thotë Ibrahimi.
Kemi të bëjmë pra me mos bartjen e rritjes së të hyrave nga mjetet vetanake të vitit 2023,shifër që kap miliona euro.
Komunat që kanë tejkaluar planifikimin inkasues të të hyrave vetanake për vitin e kaluar kanë aprovuar këtë rritje buxhetore të komunave përkatëse, mirëpo MFPT ende nuk i ka bartur mjetet te komunat por i zvarrit pa asnjë arsye..
MFPT-në e obligon ligji që këto mjete të kalojnë sa më shpejt te komunat sepse janë të dedikuara për investime kapitale./S.K