Kolshi: Vlerësimi i përformancës të KGJK-së dhe KPK-së nuk mund të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin

Hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Melos Kolshi, ka thënë se anëtarët e Këshillave, të cilët janë të mandatuar që ta bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë subjekt i vlerësimit të performancës në kapacitetin e tyre si anëtarë të Këshillave.

Kjo u tha të hënën gjatë prezantimit të raportit të Institutit të Kosovës për Drejtësi, “Problemet e reformës në drejtësi”.

Kolshi tha se një nga risitë e reformës në drejtësi sa i përket Projektligjit për Plotësimin dhe Ndryshimin e Ligjeve të KGJK-së dhe KPK-së, është edhe vlerësimi i performancës së anëtarëve të Këshillave. Sipas Projektligjit për KGJK-në dhe atij për KPK-në është paraparë që vlerësimi i performancës së anëtarëve të Këshillave të bëhet nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës, i cili do të përbëhet nga gjyqtarë nga radhët e Gjykatës Supreme dhe Apelit, përkatësisht prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorë nga Prokuroria e Apelit tek KPK-ja.

Sipas Kolshit, Komisioni i Venecias theksoi se anëtarët e Këshillit Gjyqësor mund të shkarkohen vetëm në bazë të një shkelje të rëndë disiplinore dhe se përgjegjësia që bartë një anëtarë i Këshillit është vetëm disiplinore dhe jo përgjegjësi që rrjedh nga vlerësimi i performancës.

“IKD vlerëson se anëtarët e Këshillave, të cilët janë të mandatuar që ta bëjnë vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të jenë subjekt i vlerësimit të performancës në kapacitetin e tyre si anëtarë të Këshillave, kjo pasi që Komisioni i Venecias theksoi se anëtarët e një Këshilli Gjyqësor, mund të shkarkohen nga detyra vetëm në bazë të një sjellje serioze të pahijshme (shkelje të rëndë disiplinore), e cila duhet të provohet në një procedurë e cila garanton të drejtën për gjykim të drejtë. Kështu, përgjegjësia e vetme që mund të bartë një anëtar i Këshillit është përgjegjësia disiplinore dhe jo edhe përgjegjësia e cila derivon nga një vlerësim i performancës”, theksoi Kolshi.

Ai gjithashtu potencoi se Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) rekomandon fshirjen e dispozitave që mundësojnë vlerësimin e performancës së anëtarëve të KGjK-së dhe KPK-së.

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të hënën, me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Sundimit të Ligjit (INL) – Departamenti i Shtetit Amerikan dhe të National Endowment for Democracy (NED), publikoi raportin “Problemet e reformës në drejtësi” (Analizë e katër Projektligjeve që dalin nga “Deklarata e Përbashkët e Zotimeve”). /BD

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews