KMDLNj: Gjykimi në Hagë, maratona e një krimi juridik

Nesër bëhen katër vite kur u burgosën personalitetet më të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqësit kryesorë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shtetndërtimit, konsolidimit të shtetit dhe ndërtuesve të paqes: presidentit Hashim Thaçi, kryetarëve të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli si dhe shefit të Grupit Parlamentar të LV- së, Rexhep Selimi.

KMDLNj-ja thotë se më herët u dënuan me dënime drakonike bashkëluftëtarët e tyre, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Pjetër Shala ndërsa në proces të gjykimit janë ish luftëtarë të tjerë të UÇK – së. Të gjithë shqiptarë dhe të gjithë shtetas të Kosovës.

Sipas KMDLNj-së, procesi ndaj ish udhëheqësve kryesorë të UÇK- së dhe politikanëve që e ndryshuan realitetin duke e shkruar një histori të re për shqiptarët dhe qytetarët e tjerë të Kosovës dhe viseve tjera ku jetuan dhe jetojnë e që kontribuuan për çlirim dhe liri po mbushë katër vite pa e pasur një datë, madje as të përafërt se kur do të përfundojë.

“Proces i stërzgjatur dhe paragjykues për parimin e prezumimit të pafajësisë nga kupola e Gjykatës Speciale dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar përmes deklaratave publike dhe intervistave.Proces në të cilin brutalisht shkelet parimi i publicitetit duke e përjashtuar publikun në më shumë se 63 për qind të seancave gjyqësore përmes seancave të mbyllura. Proces ku fundementalisht shkelen të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria duke ua mohuar shqiptimin e masave alternative, në vend të paraburgimit, si masë e skajshme. Proces në të cilin ka redaktime aq shumë sa që përmbajtësisht pakëson mundësinë për mbrojtje efektive. Proces ku materialet përkthehen në gjuhën shqipe me një vonesë, duket të qëllimshme për ta penguar përgatitjen e mbrojtjes. Proces ky ku ekskluziviteti për monitorim të kushteve fizike dhe trajtimit i është dhënë vetëm Avokatit të Popullit të Holandës dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq nga Geneva e që nuk e kanë trajtuar asnjë kërkesë të pengjeve të Hagës në favor të tyre përkundër shkeljeve të rënda”.

Sipas tyre, gjykata ka manipuluar me fakte të sajuara nga Serbia dëshmitarë nga radhët e policisë, ushtrisë apo paramilitarëve nga Serbia, përgjegjës për krime lufte në Kosovë sikur edhe të dëshmitarëve të sajuar nga Kosova, kriminelë dhe vrasës, gjithashtu nga Kosova që janë përgatitur nga Prokuroria Speciale e Hagës.

“Gjykata Speciale në Hagë nuk ka mbrojtur integritetin e atyre që janë duke u gjykuar duke lejuar që të fyhen në baza raciste dhe kombëtare, në mungesë të fakteve. Gjykata Speciale turpërisht ka shpërfillur institucionet e Kosovës, në veçanti sistemin e drejtësisë ndonëse deklarohet se është pjesë e sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe se gjykon sipas ligjeve të Kosovës”.

“Familjarët dhe avokatët e ekipit mbrojtës fillimisht janë penguar duke ua mohuar vizat afatgjate. Shërbimet shëndetësore janë ofruar me vonesë dhe vetëm pasi janë dënuar me dënim afatgjatë”.

“Ushqimi është jashtë kontekstit tradicional dhe nevojave shëndetësore. Brutalisht po keqpërdoren vizitat humanitare pasi, në jo pak raste pengjet e Hagës lejohen të vizitojnë anëtarët e familjeve të tyre vetëm pasi ata të vdesin që nënkuptojnë se ata po vizitojnë varre dhe jo më të dashurit e tyre”, thuhet tutje në komunikatën e KMDLNj-së.

KMDLNj shprehet se gjithmonë ka kërkuar që proceset para kësaj gjykate, kushtet në të cilat mbahen si dhe trajtimi të monitorohen nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe ato vendore si një conditio sine qua non për një gjykim të drejtë, fer, të paanshëm dhe të pandikuar nga politika dhe grupet e interesit.

“Procesi ndaj ish udhëheqësve kryesorë të luftës çlirimtare dhe politikë të Kosovës i ngjanë një fotokopjeje të zbehtë të atij që duhet të jetë për shkak të mungesës së transparencës dhe llogaridhënies”.

“KMDLNj nuk konsideron se kërkesa për një gjykim të drejtë është ndërhyrje n punët dhe “pavarësinë” e Gjykatës Speciale prandaj edhe kërkon përmbushjen e këtyre standardeve të domosdoshme e që janë pjesë e të gjitha dokumenteve ndërkombëtare dhe kombëtare për të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria. Asgjë më shumë!”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews