Forca Paqembajtëse e NATO-s në Kosovës, KFOR-i, ka kryer trajnime të qitjeve me armë në një poligonin “Voloire”, njoftoi KFOR-i në një komunikatë në Facebook.
“Ushtarët kanë zhvilluar stërvitjen me qitje në poligonin ‘Voloire’, që ndodhet në zonën e pyllëzuar ngjitur me bazën e ‘Villaggio Italia’, për të rritur aftësinë për të ndërhyrë shpejt edhe në kushte stresi fizik”, shkruan KFOR-i.
“KFOR është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet më tej në komunikatë.