Një burrë është arrestuar në Podujevë pasi në prezencë të policëve e ka kanosur gruan e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja në strehimore.
“KANOSJE- Podujevë / 27.07.2024 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari m/kosovar për shkak se në prezencë të zyrtarëve policor ka kanosur bashkëshorten e tij viktimën f/kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në strehimore”, thuhet në njoftim. /TelegramNews.