KEDS-i ka njoftuar se një kompani taksish në Prishtinë ka keqpërdorur energjinë elektrike për mbushjen e veturave të saja elektrike.
Përmes një postimi në Facebook nga KEDS kanë njoftuar se ekipet e kontrollit të KEDS-it e kanë kapur në flagrancë pronarin e kompanisë gjatë këtij veprimi të jashtëligjshëm.
Ndërkaq sipas njoftimit thuhet se dëmi financiar që i është shkaktuar KEDS-it është i madh, duke u përllogaritur në 40,568.26 euro, shumë të cilën kompania e taksive obligohet ta rikthejë menjëherë si pjesë rikthimit të humbjeve.
“KEDS-i ka intensifikuar kontrollet për të luftuar keqpërdorimin e energjisë elektrike në mbarë Kosovën, duke u angazhuar fuqishëm në parandalimin e këtij fenomeni të dëmshëm për të gjithë”, thuhet në njoftim.