Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë prej 20 për qind, ka qenë një vendim për ta larguar vëmendjen qytetarëve nga largimi i masës së sigurisë ndaj produkteve serbe.
Deputeti i kësaj partie, Ardian Kastrati, ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës në lidhje me vendosjen e masës së sigurisë ndaj Serbisë ka qenë “manipulim dhe ka shkaktuar vetëm dëme ekonomisë së Kosovës”, teksa përmend edhe tensionimin e aleatëve ndërkombëtar,transmeton Klankosova.tv.
Ai ka theksuar se për të tërhequr vëmendjen, siç ka thënë nga skandalet që ka bërë qeveria në pushtet me veprimet e saj, së fundi ka marr vendim që t’i rris pensionet për 20 për qind.
“Është një nga manipulimet e Albin Kurtit, se ne nuk jemi të sigurt se çafër masash të sigurisë kanë qenë këto. E kemi parë reagimin e Odës Ekonomike Amerikanë që kjo masa i ka lënduar bizneset tona të cilat kanë marr edhe lëndë të para edhe nga BE-ja përmes Serbisë. Kur vjen para presionit që të përjashtohet nga CEFTA, prapë u tërheq dhe i tërhoqi këto masa. I bie se këto masa nuk kanë pasur kurrfarë efekti për një vit e gjysme përveç së dëme ekonomisë së Kosovës dhe tensionim me altet ndërkombëtar. U mundua që të fsheh edhe çështjen e tërheqjes së masave dhe të gjitha skandalet që kanë ndodhur këtyre ditëve. Për ti fshehur këto skandale natyrisht se ky duhet që të ndërmerr disa vendime siç është 20 për qindëshi rritje për pensionistë”, tha deputeti për EO.
Ai ka thënë se rritja e pensioneve për 20 për qind është një ofendim për pensionistet pasi nuk përputhet me rritjen e çmimeve dhe inflacionin.
“Është ofendim për ta sepse po ti shihni para katër viteve inflacioni dhe çmimi ju e shihni se vlera e euros është zbritur jashtëzakonisht shumë dhe për tu rikthyer para katër viteve në të njëjtin standard si kanë jetuar me atë lloj pension, do të duhej që së paku 35 deri 40 për qind të ngritshin pensionet”, ka thënë ai.