Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka pritur në takimin Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Alexander Kasanof.
Në një postim të bërë në platformën “X”, Hovenier thotë se është i lumtur për vizitën e parë zyrtare të Kasanof në Kosovë dhe rajon.
Ai thotë se pret një vizitë produktive për të treguar mbështetjen afatgjate të ShBA-së ndaj Kosovës për t’i adresuar shqetësimet dhe për të arritur përparim në rrugën evropiane të Kosovës.
“I lumtur për të mirëpritur sot Zëvendës Ndihmës Sekretarin Kasanof për vizitën e tij të parë zyrtare në rolin e tij aktual në Kosovë dhe rajon. Ne presim një vizitë produktive, duke treguar mbështetjen tonë afatgjatë për popullin e Kosovës, duke adresuar shqetësimet e përbashkëta dhe duke kërkuar të arrijmë përparim në rrugën evropiane të Kosovës si një shtet sovran, i pavarur, multietnik”, ka shkruar Hovenier në “X”.
Delighted to welcome Deputy Assistant Secretary Kasanof today for his first official visit in his current role to Kosovo and the region. We look forward to a productive visit, showcasing our long-term support to the 🇽🇰 people, addressing shared concerns, and seeking to achieve… pic.twitter.com/9BLWxoeUAl
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) October 10, 2024