Kanosi prokurorin në zyrën e tij në Prishtinë, kërkohet një muaj paraburgim për të dyshuarin

Policia e Kosovës sot ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka kanosur një prokuror në zyrën e tij, në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Lidhur me këtë rast, ka dhënë detaje zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

Laureta Ulaj, ka thënë se prokurori i shtetit ndaj personit të dyshuar ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar, për shkak të veprës penale “Kanosja” (ndaj personit zyrtar), më konkretisht ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, si dhe për të njëjtin, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë Ulaj./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews