Kabineti i kryetarit të Kuvendarit, Glauk Konjufca mbështet grevën e stafit të mirëmbajtjes.
Kjo u bë e ditur në një postim në Facebook nga shefi i këtij kabineti, Ilir Kërçeli.
“Si kabinet i kryeparlamentarit inkurajojmë stafin e mirëmbajtjes të vazhdojnë kërkesat kundrejt operatorit ekonomik me të cilin kanë edhe marrëdhënie pune”, tha Kërçeli.
Shefi i kabinetit ka thënë se çështja e pagës është obligim i operatorit ekonomik si punëdhënës dhe stafit si punëmarrës.
“Pagesa apo mos pagesa e kontributeve është ekskluzivisht obligim i Administratës Tatimore të Kosovës. Kurse Kuvendi i Republikës së Kosovës obligohet që para nënshkrimit të çdo kontrate të kërkojë dëshmi se aplikusi është tatim pagues i rregullt”, tha ai.
Tutje, Kërçeli arsyetoi vendiin e përkrahjes ndaj grevës së punonjësëve.
“Në mungesë të mjeteve procedurale për t’i dhënë përgjigje kërkesave të drejta të stafit mirëmbajtës, si kabinet i Kryetarit të Kuvendit mbështesim publikisht kërkesat e tyre duke vlerësuar të drejtë konstatimin se pagesat aktuale janë jashtëzakonisht të vogla”, shtoi ai
Më poshtë ai ka listuar listuar edhe disa sqarime në lidhje me pagesat dhe obligimet e operatorit ekonomik.
• Në kontratën e vitit 2019, pagat minimale bruto për mirëmbajtje të pastrimit kanë qenë si në vijim: Stafi për mirëmbajtje higjienike 250 euro kurse pjesa tjetër 300 euro deri 400 euro.
• Njësoj si në vitin 2019, kanë qenë edhe në aneks kontratën e vitit 2021.
• Në kontratën e vitit 2022, paga minimale bruto për stafin e mirëmbajtjes higjienike ka qenë: 280 euro.
• Në kontratën e vitit 2023 paga minimale bruto për stafin e mirëmbajtjes higjienike ka qenë: nga 300 euro.
• Në këto procedura të mëparshme, Autoriteti Kontraktues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka kërkuar që tenderuesi duhet të paguajë pagën minimale për kategoritë e shërbimeve që ofrohen. Një kërkesë e tillë ka qenë në Dosje të tenderit dhe në kontratë, të cilën operatori ekonomik gjatë ekzekutimit të kontratës ka qenë i obliguar ta përmbushë!
• Në kontratën aktuale operatori ekonomik i ka dorëzuar dëshmitë se pagat minimale të paguara janë nga 300 euro e më tepër, në varësi të pozitës.