Juventus po vazhdon me përforcime për edicionin e ri të garave.
Së fundmi, “Zonja e Vjetër” ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor, Francisco Conceicao.
Presenting our latest Bianconero, Francisco Conceição! ⚪️⚫️
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) August 27, 2024
Anësori portugez ka kompletuar transferimin e tij nga Porto në formë huazimi deri më 30 qershor 2025.
Njëherit ky është edhe transferimi i gjashtë i skuadrës italiane gjatë këtij afati kalimtar, pasi ata janë përforcuar edhe me Michele di Gregorio, Douglaz Luiz, Khephren Thuram, Juan Cabal, Pierre Kalulu dhe Nico Gonalez.
Ndryshe, ky huazim i ka kushtur Juventusit plotë shtatë milionë euro, plus tre milionë tjera bonuse.