Analisti amerikan Edward P. Joseph ka reaguar ndaj veprimeve të Qeverisë Kurti në lidhje me veriun e Kosovës, veçanërisht mbylljen e postave serbe.
Joseph përmend një artikull të kryeministrit Kurti në “The New York Times”, ku ai diskuton për paqen dhe ndikimin e lojtarëve të huaj në Ballkan.
Joseph kritikoi veprimet e Kurtit si “të njëanshme dhe të pakoordinuara” me SHBA-në, duke thënë se ato rrisin tensionet dhe i shërbejnë interesave të Rusisë dhe Serbisë. Ai argumentoi se veprimet e tilla e bëjnë më të vështirë integrimin e serbëve në institucionet e Kosovës.
Joseph gjithashtu theksoi se këto veprime vërtetojnë se roli i NATO-s në Kosovë është ende kritik.
Ai i kërkoi Kurtit të tërhiqet nga veprimet e fundit dhe të rikthehet në frymën e artikullit të tij në “The New York Times”. /TelegramNews/
Writing in The New York Times on 5 July, Kosovo Prime Minister Albin Kurti made several wise observations:
“Peace is hard work, and dynamic — it must be constantly maintained.”
“Conflict in the Balkans … draw[s] foreign players into this historically significant geopolitical…— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) August 8, 2024