80 noterët e rinj kanë dhënë sot betimin para ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe kryetarit të Odës së Noterëve, Shpend Haskaj.
Kështu ka njoftuar Ministria e Drejtësisë, ku ndër tjera thuhet se pas përfundimit të ceremonisë, ministrja Haxhiu ka ndarë licencat për noterët e emëruar duke ju uruar suksese dhe punë të mbarë në përmbushjen e detyrave të tyre.
“Tutje ministrja Haxhiu tha se Provimi i Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë dhe sipas saj shtimi i noterëve të rinj do të përmbushë nevojat e qytetarëve për shërbime noteriale”, thuhet në njoftim.
Derisa Haxhiu, falënderoj Komisionin për Provimin e Noterisë, Komisionin për përzgjedhjen e noterëve dhe stafin mbështetës të Ministrisë për punën dhe angazhimin e tyre profesional në këtë proces./TelegramNews./