​Ish-kryetari i Kushtetueses kritikon Qeverinë për dështim në reforma të drejtësisë

Profesori i së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në reformën në drejtësi.

Pas rrëzimit të Projektligjit për byronë për verifikimin, konfiskimin dhe sekuestrimin e pasurisë së pajustifikueshme, Hasani deklaron se reforma në drejtësi i mbetet mandatit të radhës të kësaj qeverise ose ndonjë tjetër.

Sipas tij, kushtetuesja ka pasur të drejtë kur e ka shpallë të pavlefshëm ligjin për byronë, derisa i konsideron si të papranueshme sulmet politike ndaj Gjykatës Kushtetuese. Hasani vazhdon akuzat ndaj dekanit të Fakultetit Juridik, Avni Puka se ka mashtruar kur ka njoftuar se ka kryer doktoratën në Itali në Universitetin “La Sapienza”.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se qeveria duhet të kishte parasysh se para reformën në drejtësi duhet t’i paraprinte me nxjerrjen e normave të duhura ligjore dhe analizën e detajuar të afateve kohore të shqyrtimeve në gjykata, pasi siç konsideron një reformë kaq e thellë në drejtësi është e pashmangshme të mos shkohet nën filtrin e Gjykatës Kushtetuese.

“Në këtë mandat po. Këta dhe çdo qeveri duhet të ketë parasysh dhe ky është mësim për të ardhmen se çdo herë kur të bësh reformë që duhet t’i paraprihet nxjerra e strukturave normative. Me këqyrë afatet në gjykatë me bërë një analizë se sa vonohen. Nuk mundesh të fajësosh në asnjë rrethanë gjykatën pasi ajo atë punë e ka…Nuk mund të bësh reformë pa i llogaritur organet kushtetuese, të cilat kanë mandat kushtetues me të këqyrë a e ki mirë apo jo reformën. Në të ardhmen ky është mësim për mandatin e ardhshëm të kësaj qeverie apo kushdo tjetër që fiton,” tha Hasani.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka pasur të drejtë me shpalljen të pavlefshëm të Projektligji për byronë, derisa konsideron se sulmet ndaj këtij mekanizmi janë të papranueshme.

“Janë po ato arsye që i ka thënë Komisioni i Venecias. Të njëjta. Prej garancive që lidhen me barrën e të provuarit, mënyrën e zgjedhjes së shefit të asaj agjencie, natyrës dhe karakterit të saj. Këto gjëra këta i kanë ditur dhe s’kam asnjë dyshim se ajo çka e ka thënë Komisioni i Venecias dhe ky aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është në margjinë 1 për qind. Ajo çka është shqetësuese është mënyra e arsyetimit të goditjes së gjykatës. Për shembull, mënyra e votimit. Mënyra e votimit nuk tregon asgjë, përkundrazi tregon pasuri. Nuk tregon asnjëherë keq ose nuk e përshkruan cilësinë e vendimit, as mendimi mospajtues i gjyqtarëve. Kjo është pasuri që flet për dinamikat e brendshëm të gjykatës”, deklaron Hasani.

Hasani, i cili ka qenë edhe rektor i Universitetit të Prishtinës, thotë se është në pritje të vendimit të Ministrisë së Arsimit në lidhje me pretendimet e tij se dekani i fakultetit juridik, Avni Puka ka diplomë false.

“Për çështjen e Dekanit të Fakultetit Juridik ajo çka kam thënë unë është e saktë 100 për qind. Ai nuk ka diplomë doktoratë në Itali në Universitetin “La Sapienza”, siç na ka thënë neve. Siç shkruan raporti ai është avancuar në thirrjen akademike të profesorit të asociuar për shkak se është thënë se ka diplomë siç na ka thënë edhe në e-mail. Unë i kam provat që nuk është ashtu. Vetëm në Kosovë mund të ndodh ku dekani i juridikut ku supozohet që prodhohet drejtësia dhe kryeprokurori i shtetit ku implementohet mund të kenë diplomë false dhe të kryejnë mandatin. Për diplomën që e ka fituar këtu shkel e shko unë i kam po ashtu provat i kam dërguar rektorit dhe Ministrisë së Arsimit…Rektori nuk është përzier në këtë, ata kanë themeluar, ka shkuar dekani i ka thënë komisionit të etikës që të formohet një komision për ta pastruar atë. Ai komision është përbërë prej tre pensionistëve të cilët nuk dinë asnjë fjalë anglisht dhe italisht. Literatura ku ka qenë plagjiat, ka qenë në këto gjuhë”, deklaron Hasani.

Ai kritikon edhe Këshillin e Etikës në rastin e profesorit Xhevat Krasniqi, i cili akuzohet për ngacmim seksual, derisa konsideron se ka probleme edhe me avancimet akademike në UP. /kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews