Teherani ka paralajmëruar Izraelin se çdo sulm ndaj infrastrukturës iraniane do të “përshëndetet” me hakmarrje.
Reuters raporton se Abbas Araghchi, ministri i jashtëm i Iranit, bëri një deklaratë të martën në mëngjes.
Agjencie iraniane e lajmeve Tasnim raportoi të hënën në mbrëmje se ushtria iraniane kishte përgatitur të paktën dhjetë skenarë në përgatitje të sulmit të pritshëm izraelit, transmeton TelegramNews.
Një burim ushtarak u citua të thoshte:
“Përgjigja iraniane nuk do të jetë domosdoshmërisht reciproke në të njëjtin nivel të veprimit izraelit, por mund të jetë më e mprehtë dhe të synojë qëllime të ndryshme që do të forconin efektivitetin e përgjigjes.”
Më 1 tetor, Irani nisi sulmin e tij të dytë të drejtpërdrejtë ndaj Izraelit këtë vit, të nxitur nga vrasja e liderit Hezbollahut Hasan Nasralah nga forcat izraelite.
Dy izraelitë u plagosën lehtë në sulmin e 1 tetorit dhe një palestinez u vra që nga rënia e rrënojave në Bregun Perëndimor të pushtuar nga izraelitët. Gjithashtu, Irani ka arritur me sukses të godasë dhe dëmtojë të paktën një bazë ushtarake në Izrael. /TelegramNews/