Investitorët e mëdhenj, ikin nga deklaratat e Qeverisë për luftë në Kosovë

Ivestitorët ekonomikë para se të fillojnë realizimin e mega projekteve, bazament investimi e kane sigurinë në  vend.

Mungesa e sigurisë institucionale dhe gjyqësore, është kushti i parë i cili  vlerësohet nga   investitorët , nëse ata refuzojnë të investojnë në projekte kapitale në një vend. Ky vlerësim çon në adresa politike ku Qeveria ka për detyrë që të krijojë rrethana të favorshme për ngritjen e kapitalit në vend.

“Vlerësimet e  rreziqeve për të ofruar kapitalin e tyre në shtetet  investuese , është po ashtu edhe kriter i   Bankës Botërore dhe FMN-së dhe  këto institucione operojnë në bazë të vlerësimit të rreziqeve”, ka thënë Blerim Burjani , Profesor  universitar dhe ekspert për siguri  dhe drejtësi .

Lidhur me sigurinë investuese në vend, Burjani për gazetën Telegram News ka thënë:

“Nuk  është e rastësishme pse investojnë gjermanët në Serbi dhe po ashtu edhe kinezët sepse ata e dinë sa mund të jetë rrezik stabiliteti i brendshëm i një shteti.

vlerësimi i rrezikut apo riskut është çështja më kruciale në politikat investuese , pra Kosova ka shumë  probleme me  çështje të sigurisë dhe riformulimeve të jo stabilitetit dhe kërcënimet nga Serbia.

Në tri vitet e  fundit Kosova ka pasur  investime  vetëm nga USAID, GIZI Gjerman, por kapital të investuar privat, nuk ka pasur nga shtetet e BE-së.

Pra s’ka pas  për shembull  investimeve të kompanive private gjermane

Për të investuar diku, investitorët e dinë se gjëja e parë që duhet të jetë e pranishme në atë hapësirë është  stabiliteti ekonomik, funksionimi efikas  bankar, funksionimi gjyqësor  dhe në politikën e jashtme siguria dhe stabiliteti e paqja janë esenciale.

Në Kosovë kryeministri  me qindra here kanë  përmendur  luftën e mundshme , kërcënimin dhe kjo ka ndikuar jashtëzakonisht keq te investitorët privatë dhe në jetën ekonomike askush nuk  investon para në një shtet qe përmend rregullisht  luftën”, ka thënë Burjani.

Lëvdatat e Albin Kurtit për  tërheqje të investitorëve të bollshëm  në Kosovë  që sipas tij e kanë ngritur shtetin e Kosovës në diagramin e progresit ekonomik në botë, përfshirë  vendet baltike  që akoma vuajnë pasojat e  rasformimit të ish Bashkimit Sovjetik, Burjani i quan të çuditshme dhe jo adekuate.

“Ajo që e publikojë Kurti si sukses të Kosovës ishte jashtëzakonisht e çuditshme, e pa pritur për rrethanat që jetojnë kosovaret.

Mbi 35 mijë ikje të të rinjve nga Kosova për 8 muaj, me papunësi të madhe , sot punësim ka vetëm në sektorin sektori i  hotelerisë  në Kosovë dhe në  dyqanet, ndërsa në punësimet  e ndërmarrjeve publike dhe civile, ka abuzime të mëdha  me punësime në ndërmarrjet publike dhe shërbimin civil.

Shifrat e  bëra publike ishin për gjynah të këtij populli të mjerë në mjerim dhe me katandisje familjare dhe shkatërrim të familjes së dikurshme tradicionale, situata është tragjike , oda ekonomike kishte reaguar në ato shifra që  dukeshin fantazi dhe jo serioze, kjo po dihet se po fillon  fushata .

Për sa i përket fushatës edhe që thonë se është herët  të fillohet ,te gjithë ata tani ia mësyjnë tregut të fjalëve  se sa  dëme ka bërë kjo qeveri që ishte pasive në ekonomi dhe pa reforma në shëndetësi, arsim dhe sektorin e sigurimeve sociale.

Pra tash nga VV do të ketë propagandë por këtë e kapërdin  vetëm  diaspora të cilët  më shumë jetojnë me Kosovën nga fjalët e mira, sesa  këta që janë rezidentë në Kosovë”, ka theksuar Blerim Burjani.

Retorika për luftë në Kosovë e Qeverisë Kurti, ka trembur investitorët e huaj, thotë Ferat Shala

“Numri i investitorëve që janë larguar nga Kosova apo edhe që nuk vijnë në Kosovë, në rrethanat e situatës politike aktuale,  shkaktar kryesor apo një ndër shkaktarët kryesor është  retorika politike  e qeverisë për të paraqitur situatën në vend jo stabile në fushën e sigurisë dhe duke proklamuar se në jemi shumë të rrezikuar nga Serbia”, ka thënë për Telegram News deputeti Ferat Shala.

Duke iu referuar një gjuhe të panatyrshme për krijim sigurie investuese në vend, ai ka shtuar:

“Pra një gjuhë e tillë e pakuptime ka bërë që një numër i madh i investitorëve të largohen dhe ta shohin Kosovën si vend të rrezikuar potencialisht, si vend në konflikt dhe në këtë relacion do te thotë qeveria i ka larguar investitorët seriozë, veçanërisht ata ndërkombëtarë që mund te investonin, apo te hapnin vende pune ne Kosove.

Prandaj kjo retorike është e dëmshme në të gjithë dimensionin e saj veçanërisht ne sferën e investimeve kapitale”, ka thënë Shala./S.Krivaqa

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews