Interi ende ka besim të plotë te mesfushori Kristjan Asllani dhe këtë e konfirmuan duke refuzuar ofertë 18-20 milionë euro nga Premireliga.
Pavarësisht faktit që ka minutazhë të ulët nën urdhrat e Hakan Calhangolut, skuadra italiane nuk ka dyshim në kualitetin e yllit shqiptar.
Sipas asaj që raporton “FcInterNews”, një oferta nga Premierliga erdhi për shërbimet e Asllanit në vlerën 18-20 milionë euro.
Sidoqoftë, përgjigja e kampionit të Serie A ishte menjëherë negative. Nëse do ta pranonin, Inter do të dilte në fitim në aspektin financiar por besojnë se Asllani mund të rritet edhe më shumë.
Raporti shton se oferta nuk ka qenë nga ndonjë “top klub anglez”, por që nëse do të mbyllej marrëveshja, lojtari padyshim do të kishte rol kyç në skuadër.
Asllani hyri dje si inkuadrues në humbjen turpëruese nga Milani (2:3), në kuadër të finales së Superkupës të Italisë.
Përndryshe, mesfushori shqiptar këtë sezon ka zhvilluar 15 paraqitje duke kontribuar me një gol e dy asistime në të gjitha garat.